E Shtunë, 31 Tetor 2026

Axhenda e Kuvendit PS kunder ligjeve me 84 vota

Konferenca e Kryetareve debate per aktin normativ te qeverise. Miratohet kalendari dhe programi per 3 muajt ne votim

Konferenca e Kryetareve miraton axhenden parlamentare per tre muajt ne vijim. Ne mbledhjen e djeshme e para per kete vit nuk kane munguar as debatet mes anetareve. Shkak eshte bere futja ne kalendarin e punimeve te projektligjeve te kerkojne shumice te cilesuar. Kreu i deputeteve socialiste Gramoz Ruci kundershtoi futjen ne axhende te ndryshimeve ne kode. Po ashtu debate u zhvilluan edhe per aktin normativ numer 6 i miratuar nga qeveria ne 22 dhjetor te vitit te kaluar i cili parashikon kalimin e tepricave te buxhetit te vitit te kaluar per shlyerjen e borxheve ndaj firmave qe operojne ne infrastrukture. Behet fjale per rreth 50 milione euro per te cilat opozita ka shprehur rezerva per menyren e kalimit tek privatet.

Konferenca e Kryetareve

Nen drejtimin e Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli u mblodh dje Konferenca e Kryetareve ku te pranishem ishin kryetaret e grupeve parlamentare zevendeskryetaret e Kuvendit si dhe kryetaret e komisioneve te perhershme parlamentare. Gjate mbledhjes u diskutua lidhur me programin e punes per periudhen 17 janar-17 mars 2011 si dhe kalendarin trejavor te punimeve te Kuvendit. Burime nga mbledhja pohojne per gazeten se perfaqesuesit opozitare kane kundershtuar futjen ne axhende te ligjeve qe kerkojne shumice te cilesuar. Disa nga keto projektligje jane Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7895 date 27.1.1995 Kodi Penal i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9317 date 18.11.2004 Kodi Hekurudhor i Republikes se Shqiperise Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8449 date 27.1.1999 Kodi Doganor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per nje shtese ne ligjin nr. 10.040 date 22.12.2008 Kodi Ajror i Republikes se Shqiperise Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar Per nje ndryshim ne ligjin nr. 9251 date 8.7.2004 Kodi Detar i Republikes se Shqiperise Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 7850 date 29.7.1994 Kodi Civil i Republikes se Shqiperise i ndryshuar dhe projektligji Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 8378 date 22.7.1998 Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise te ndryshuar etj. Socialisti Ruci eshte shprehur kunder tyre. Po ashtu ai ka kundershtuar dhe Aktin normativ Nr. 6 date 22.12.2010 Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin 10 190 date 26.11.2010 Per buxhetin e shtetit te vitit 2010 te ndryshuar i cili parashikon qe me tepricat e buxhetit te vitit te kaluar te shlyen detyrimet nga firmave ndertimore te cilat kane kryer investime publike kryesisht ne infrastrukture. Ne fund te nenit shtohet nje paragraf me kete permbajtje Gjendja e mjeteve monetare qe do te rezultoje ne fund te vitit buxhetor ne llogarine unike te thesarit si rezultat i mosrealizimit te shpenzimeve ose tejkalimit te te ardhurave te transferohet ne llogarine e shpronesimeve per interesa publike - thuhej ne piken 2 te ketij akti normativ cka ka shkaktuar dhe diskutime. Kreu i Komisionit te Ekonomise Edmond Spaho i pranishem ne mbledhje sugjeroi qe drafti te miratohet me 17 janar ne seance plenare per te respektuar afatin 45-ditor qe cakton ligji nga momenti i miratimit ne qeveri ndersa Ruci propozoi daten 27 janar. Mazhoranca kundershtoi kete date per shkak te mungeses se kreut te qeverise Berisha dhe disa deputeteve qe do te jene jashte vendit. Pas diskutimeve Konferenca e Kryetareve miratoi programin dhe kalendarin e paraqitur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›