E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet Albino Prudentino akuzohet per trafik droge

TIRANE- I akuzuar per organizim kriminal te tipit mafioz Prudentino eshte percjelle sot drejt Italise. Lajmi behet me dije nga burime te drejtorise se burgjeve. Sipas burimeve Prudentino ka lene qeline e paraburgimit te Vlores oret e mbremjes se djeshme. Rreth ores 1830 ai ka qene me grupin e shoqerimit nga Drejtoria e Pergjithshme e burgjeve te cilet e kane percjelle drejt qelise se burgut 313 per ta kaluar aty naten. Burimet bejne me dije se nisja drejt Italise ishte parashikuar rreth oreve te mesdites se sotme por per efekte sigurie nisja eshte bere ne oret e mengjesit te sotem.

Burimet bejne me dije se bosi i Sacra Corona Unita eshte ekstraduar drejt Italise nen masa te forta sigurie.

Prudentino u arrestua ne Vlore ne 29 shtator te vitit te kaluar qytet ku ai ishte vendosur prej disa muajsh dhe drejtonte disa biznese. Ai u akuza per organizim kriminal te tipit mafioz e trafik droge. Pas nje serie seancash ne organet e gjyqesorit te Vlores ndaj tij u vendos masa e ekstradimit mase qe u ekzekutua sot.

Gjykata e shkalles se pare e rrethit gjyqesor Vlore ka dhene vendimin per ekstradimin e Albino Prudentinos ne baze te kerkeses se autoriteteve italiane te drejtesise. Gjate seances ka patur kerkesa paraprake nga avokati Doja fillimisht per venien ne dispozicion te gjithe fashikujve per procedimin penal te Prudentinos nga prokuroria shqiptare dhe ajo italiane e relativisht kohe per njohjen e ketyre dokumenteve. Ne emer te prokurorise shqiptare prokurori Maksim Sota tha se per Prudentinon nuk ka procedim penal nga pala shqiptare por gjithe dosja per kete i eshte percjelle per kopetence shtetit fqinj. Ne keto kushte ai ka rrezuar kerkesen e Dojes por vijimin e procedurave per kerkesen e ekstradimit. Doja ka kundershtuar disa here duke pretenduar se qysh ne fillim ky ka qene nje proces i parregullt.

Ne qe ne fillim kemi qene dakort per ekstradimin por kemi kerkuar nje proces te rregullt e joformal cka kjo per te perbente precedent per nje ekstradim antikushtetues.

Ne seancen e sotme ka folur edhe Albino Prudentino. Gjate fjales se tij ai tha se ka ardhur ne Shqiperi me gjithe familjen te punonte por ne kushte te paqarta eshte cilesuar deri mafioz. teksa nuk jam njohur me materialet por kam degjuar vetem jehonen per mafie e krime e kam ndjere veten te poshteruar dhe jo nje njeri. Duke i cilesuar gjithe procedurat e deritanishme formale e me shkelje te te drejtave ai ka pranuar ekstradimin per te provuar pafajsine ne shtetin e vet. Pas kerkeses per ekstradim lexuar nga prokurori Sota avokati Doja tha se kerkonte per kete nje gjykim te drejte dhe te rregullt. Gjyqtarja Herila ela ka vendosur miratimin e ekstradimit te 59 vjecarit nga Italia vendim per te cilin lejohet ankimim. Nga ana e pales mbrojtese eshte bere me dije se do te kete nje te tille.



Nderkaq familjaret e Albino Prudentinos kane kerkuar lirimin e tij. Ka qene djali Maurizzio Prudentino qe ka dale ne nje konference per shtyp. Ai tha se me besimin ne drejtesine shqiptare ne nuk kemi nderhyre por duke qene se po dhunohen te drejtat e njeriut tone nuk mund te presim me. Kemi pritur te vinte dosja e tij cka i takon ne baze te atyre cka kane ligjeruar konventat kombetare ne te tilla raste. Sipas ketij percaktimi ligjor brenda 40 ditesh Albino duhej te ishte njohur me dosjen e tij por ende nuk ka marre ate. Po keshtu avokati i tij Ferdinand Doja ne mungese te kesaj dosje e ka te pamundur te mbroje klientin e tij. Ne keto kushte tha djali i Prudentinos Albino Prudentinon nuk e kane arrestuar por kane bere sekuestrim personi. Ai eshte njohur vetem me nje faks por jo me dosjen e tij. Ne kerkojme lirimin e tij duke qene se ka kaluar afati prej 40 ditesh sic percaktohet me ligj dhe ai mbahet ende i izoluar pa u njohur me asnje dosje. Po i shkelen rende te drejtat nderkombetare. Ne nuk dime akoma ka mberritur apo jo dosja e tij ne Shqiperi



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›