Grabiten lekët tek kisha e "Shën Thanasit", Elbasan
Persona ende të paidentifikuar nga policia grabitën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kishën e quajtur "Shen Thanas" të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë, grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gjurmë të lëna nga autorët
ELBASAN- Një sasi e konsiderueshme lekësh është grabitur nga kisha ortodokse e “Shën Thanasit” në Elbasan. Persona ende të paidentifikuar nga policia grabitën në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kishën në lagjen "Haxhias" të qytetit të Elbasanit.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se "autorët pasi kanë hapur derën kryesore me sende të forta kanë grabitur arkën prej druri të kishës, ku kanë marrë 74.000 lekë".
Sipas policisë, grupi hetimor ka gjetur në vendin e ngjarjes disa gjurmë të lëna nga autorët, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tyre.
Kisha e Shën Thanasit është kishë ortodokse, e ngritur në skajin verior të qytetit, në vitin 1846 fillimisht me përmasa të vogla prej druri. Në vitin 1942 realizohet ndërtimi i një kishe të re mbi themelet e saj, duke zëvëndësuar të vjetrën, me karakteristikat ndërtimore e arkitekturore të kishave të tjera të qytetit.
(d.b/BalkanWeb)