E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI fton socialistet ne zgjedhje Rama po ju le ne rruge

Levizja Socialiste per Integrim eshte ne negociata me Partine Demokratike per zgjedhjen e kandidateve te duhur per zgjedhjet lokale. Ne nje deklarate per shtyp sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama dje shprehu bindjen se koalicioni i integrimit do te dale fitues me 8 maj. Po bisedohet per te arritur ne ate qe do te na coje tek zgjedhja e kandidateve fitues tek ai qe ofron programin me te mire per qytetaret dhe qe do te garantoje fitoren e koalicionit te integrimit edhe me 8 maj - pohoi z. Rama. Me tej ai ftoi ate pjese te ndershme te Partise Socialiste qe e do Shqiperine te behet pa vonesa pjese e procesit zgjedhor te 8 majit. Sipas sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama Shqiperia sot ka nevoje per sjellje evropiane per pergjegjshmeri politike per forca politike qe sillen ne menyre evropiane ne institucione legjitime te vendit dhe qe kontribuojne qe zgjedhjet si institucioni baze i demokracise ne nje vend te lire dhe demokratik te realizohen ne perputhje me standardet evropiane qe zgjedhjet te shenojne progres per te qene me te mirat te realizuara ndonjehere ne kete vend por edhe per te garantuar jo vetem respektimin e te drejtes se votes por edhe transparencen maksimale te procesit. Kjo kerkon angazhim kerkon pjesemarrje ne institucione nuk kerkon rruge nuk kerkon imponim permes protestave me dhune protestave ne rruge ndaj meqenese asnjehere nuk eshte vone per te bere me te miren per interesat evropiane te vendit une edhe ne emer te LSI-se i ftoj socialistet shqiptare i ftoj socialistet qe duan realisht Shqiperine evropiane te behen pjese e ketij procesi te rendesishem. Te behen kontribuues pozitive per te realizuar zgjedhje qe ti sherbejne integrimit evropian te vendit zgjedhje qe tu sherbejne qytetareve shqiptare te cilet me 8 maj duhet te votojne per te zgjedhur ata te cilet u sherbejne qytetareve dhe interesave te tyre dhe jo interesave te klanit apo te klikes qe perfaqesojne dhe qe i imponon te sillen ne dem te interesave evropiane te vendit - deklaroi z. Luan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›