Godo: Te pamundura nderhyrjet ne Kod
Bashkehartuesi i Kushtetutes se Shqiperise, Sabri Godo kerkoi qe dy partite e medha Partia Socialiste dhe ajo Demokratike te kalonin brenda kesaj jave edhe ndryshimet e kerkuara nga Presidenti Topi ne Kodin Zgjedhor. Sipas Sabri Godos, kjo duhet te kryhej me shpejtesi te madhe, sepse lidhet edhe me cenimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Sipas Godos, koha e mbetur nga qershori, afati percaktuar per mbajtjen e tyre, i ben pothuajse te pamundura nderhyrjet e tjera te kerkuar prej kohesh nga LSI dhe PDK. Per te, zgjidhje e vetme per te kaluar kete pengese ngelet dialogu mes Presidences dhe Kuvendit, duke lene menjane ferkimet e deritanishme personale. Sfida e momentit sipas presidentit te nderit te asamblese te PR, eshte mbajtja e zgjedhjeve dhe bindja e nderkombetareve se durimi i tyre per te pare zgjedhje te lira ne Shqiperi, nuk ishte i padobishem.