E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Statusi i vendit kandidat, brenda 2010

Ministri i Puneve te Jashtme te Italise, Franco Frattini deklaroi se plani i paraqitur prej tij per integrimin ne Bashkimin Evropian te Ballkanit Perendimor, i jep popullit shqiptar nje perspektive te qarte evropiane. Ai informoi se e ka paraqitur kete propozim konkret edhe te Sekretarja e Shtetit te SHBA-se, Klinton, e cila ishte shume e kenaqur per nje ide strategjike, per Ballkanin Perendimor. “Nuk mendoj se ka nje pakete vendesh te BE-se, pasi cdo vend, duhet vleresuar per meritat e veta. Per sa i perket planit per Ballkanit, ne kemi menduar se ndoshta eshte koha per te dhene afate precize”, tha Frattini. Cdo vend i ketij rajoni, sipas kreut te diplomacise italiane, “duhet te kete nje perspektive te sigurt dhe ne kete drejtim eshte folur per liberalizim vizash. Une kam shtuar nje date, fundin e ketij viti”. Ndersa kur flitet per aderim ne BE, ai theksoi se “aderimi i Kroacise pritet te ndodhe brenda vitit 2010, ndersa analiza e kerkeses per aderim te Shqiperise, te ndodhe vitin e ardhshem”. “Statusi per vendin kandidat, eshte nje vendim qe nuk merret pas 10 vjetesh, por brenda 2010. Nese vendimi do te jete pozitiv apo negativ, kjo varet nga Shqiperia, nga fakti nese ajo ploteson apo jo standardet evropiane per te nisur negocimet”, tha Frattini. Koha se kur Shqiperia do te anetaresohet ne BE, sipas tij, varet nga meritat e vete Shqiperise. Ne nuk jemi per standarde te dyfishta, tha ai, nderkohe qe theksoi se nuk mund te bllokohet nje kerkese per aderim. Sipas tij, Shqiperia do te behet anetare me te drejta te plota ne BE, atehere kur te arrije te gjitha parametrat qe do te jene te nevojshem per te hyre ne Evrope. Ai vleresoi se Shqiperia ka bere nje hap perpara drejt BE dhe ka arritur nje rezultat historik, me hyrjen ne NATO.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›