E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Hapat e nisur të tejkalojnë ngërçin

KE-ja përmend këtu ngritjen e grupit të punës për reformën zgjedhore dhe atë parlamentare. Deklarata u bë mbrëmjen e shkuar pas mbledhjes së Komisionit në Bruksel.

“Po ashtu edhe përfshirjen në agjendën e punës për miratim të ligjeve që kërkojnë shumicën e cilësuar prej 3/5 e votave çka ka bërë të mundur miratimin e tre ligjeve të para. Këto hapa pozitivë duhet t’i shërbejnë tejkalimit të ngërçit që ka karakterizuar dhe dominuar skenën politike. Zgjedhjet lokale të Majit u vlerësuan në përgjithësi si konkurruese dhe transparente. Ende, procesi zgjedhor u karakterizua nga probleme të cilat duhet të adresohen mbi bazën ligjore në procesin e reformës zgjedhore. Në tërësi, Shqipëria ka bërë një progres të limituar në përmbushjen e kriterit politik të anëtarësimit dhe 12 prioritetet që konsiderohen kyç për hapjen e negociatave të pranimit”, thuhet në raport. /Start/

                                                                                             2011-12-06 10:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›