Reduktohet numri i aborteve në Fier
25/06/2009 Ulen me 15 për qind
FIER- Reduktohet nga viti në vit numri i aborteve në maternitetin e Fierit. Sipas shefit të këtij institucioni shëndetësor në Fier, Besnik Brahimaj, për çdo vit numri i aborteve ka një rënie të ndjeshme të kryerjes së tyre, të cilat shkojnë nga 10-15%. Kjo, sipas Brahimaj, është më e dukshme në 4 vitet e fundit dhe në sajë të zbatimit të politikave shëndetësore për planifikimin familjar dhe kontraceptivëve. “E pohoj me shumë kënaqësi sepse numri i aborteve shkon në ulje nga njëri vit në tjetrin në maternitetin e Fierit”,-ka thënë Brahimaj. Në sajë të një propagande të mirë që bëhet për planifikimin familjar. Sepse sot të gjitha gratë janë të ndërgjegjshme që tek ne ka një aktivitet të mirëfilltë funksional dhe mund të diskutohet dhe bisedohet dhe të merren metoda të ndryshme efektive për të ulur numrin e aborteve”. Ndërkohë është rritur ndjeshmëria dhe besimi i çdo gruaje për të bërë ndërprerjen e shtatzënisë në maternitetin e Fierit. Sipas mjekut Brahimaj, vetëm në këtë periudhë të parë të këtij viti janë bërë në këtë maternitet më shumë se 2500 teste shtatzënie. “Ka një ndërgjegjësim të mirë të grave”,-ka thënë Brahimaj dhe gratë kanë filluar të kuptojnë që duhet të kontrollohen për të mbrojtur shëndetin e tyre. Fieri është qyteti i dytë në Shqipëri që çiftet përdorin në masë kontraceptivët dhe mjetet e tjera mbrojtëse.