PS, Lame: Berisha mashtrim monumental për rrugët, bëri vetëm 1515 km

TIRANE – Në kuadër të fushatës denoncuese të PS-së, “100 arsye për të mos votuar Berishën”, anëtari i grupit të punës për programin e PS-së, Artan Lame akuzoi kryeministrin Berisha për mashtrime me shifrat, në lidhje me rrugët që pretendon se ka ndërtuar gjatë viteve të fundit.
“Në historinë e këtyre 8 vjetëve të fundit, ndoshta do të regjistrohet si gënjeshtra më monumentale, deklarata e Kryeministrit Berisha: “Kemi ndërtuar 10.400 km rrugë të të gjitha llojeve”. Me specialistët tanë kemi përllogaritur çdo pëllëmbë rrugë të vendit dhe rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi.”- u shpreh Lame.
Ai publikoi tabelën e PS-së për përllogaritjen e rrugëve të vendit duke i bërë thirrje qeverisë të ballafaqojë shifrat.
“Le të bëjmë tani analizën për tabelën e mësipërme: Autostrada, (rrugë të kategorisë “A”), të ndërtuara: 0 Km. Ato që ne në të folmen e përditshme i quajmë autostrada, jo me standardet Evropiane, por as me Kodin Rrugor të RSH nuk janë të tilla. Rrugë kombëtare me 4 korsi, (rrugë të kategorisë “B”), ose superstrada: Gjithsej 135 km. Rrugë kombëtare me 1 dhe 2 korsi, ose rrugë të kategorisë “C”: Gjithsej 560 km. Në përllogaritjet tona, natyrisht që mund të ketë edhe ndonjë pasaktësi, por që nuk shkon më shumë se 50 apo 100 km gjithsej. Kjo për arsyen e thjeshtë se Qeveria ka vendosur një terr informativ të plotë në këtë fushë. Përtej shifrës që lëshon Berisha paraqende, asnjë institucion shtetëror nuk jep asnjë informacion për rrugët:- as portali i Ministrisë së Transporteve; - as Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve; - as Fondi Shqiptar i Zhvillimit; - as Instituti i Statistikave.Ne dhe gjithë shqiptarët, mbetemi në pritje që qeveria të publikojë tabelat e rrugëve që kanë ndërtuar.”- deklaroi Lame.
(er.nu/BalkanWeb)