E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sherr mes të rinjve, plagoset një 15-vjecar

TIRANË- Një 15-vjecar ka mbetur i plagosur sot rreth orës 14:00 në afërsi të shkollës “11 Janari” në kryeqytet.

Mësohet se pas sherrit me një 18-vjecar, 15-vjecari është plagosur me thikë në këmbë. 

Sipas burimeve të policisë 15-vjecari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 18-vjecari është arrestuar.

Nuk dihet ende nëse dy të rinjtë janë nënës të kësaj shkolle. Hetimet e policisë vijojnë.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›