Shitën me SMS përgjigjet e testit të Maturës, burg katër mësueseve
TIRANE – Prokuroria e Tiranës kërkoi dje dënime me burg për katër mësuese që akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën gjatë provimeve të maturës vitin që shkoi. Në seancën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, prokurori Gentjan Osmani kërkoi dënimin e katër të akuzuarave, Nevila Fiku, Fatbardha Mahmutaj, Klodiana Kukaj dhe Arjana Metaliaj, të gjitha të hetuara në masën e sigurimit “detyrim paraqitjeje”.
Ato janë arrestuar një vit më parë gjatë sezonit të provimeve të maturës, pasi Policia dhe Prokuroria arritën të provojnë se mësueset në fjalë, duke mos qenë pjesë e komisioneve të provimit, kanë komunikuar në celularë me dy nxënëse të cilave u kanë dërguar përgjigjet e pyetjeve. Në seancën e pretencës përfundimtare, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me një vit burg për mësuesen e fizkulturës Nevila Fiku, dhe dënime me nga nëntë muaj burg me të drejtë kthimi në provë për mësueset Fatbardha Mahmutaj, Klodiana Kukaj dhe Arjana Metaliaj.
Sipas Prokurorisë, Nevila Fiku, mësuese fizkulture në shkollën e mesme të përgjithshme “Ibrahim Rugova” në Kamzë, ka komunikuar me nxënëset A.C. dhe F.K., të cilave, pasi konsultohej me koleget e saj, u ka dërguar përgjigjet e pyetjeve që u kishin rënë në provim. “Nxënëset kanë qenë të pajisura me celularë në provime. E akuzuara Nevila Hatibi, bashkë me mësueset e tjera Fatbardha Mahmutaj, Klodiana Kukaj dhe Arjana Metaliaj, përkatësisht mësuese të lëndëve Letërsi, Matematikë dhe Histori, qëndronin në afërsi të ambienteve të shkollës, por jashtë rrethimit, pasi nuk lejoheshin të hynin brenda.
Ato u dërgonin përgjigjet e provimeve nxënëseve që kishin paguar për këtë”, u tha dje në seancë nga prokurori. Sipas tij, ndihma është dhënë kundrejt shpërblimit në lekë, pasi për provimet e Letërsisë dhe Matematikës janë paguar 20.000 lekë, ndërsa për provimin e Historisë 25.000 lekë. Provimet, sipas akuzës, janë mbajtur në datat 2 qershor 2012, 16 qershor dhe 30 qershor të vitit që shkoi.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)