E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, një person i armatosur vret një politikan

BERLIN- Një person i armatosur hyri sot në zyrat administrative të rajonit rural të Hameln-Pirmont, në Saksoninë e Poshtme, në Gjermani, duke vrarë presidentin e rajonit, socialdemokratin Ruediger Butte, dhe më pas duke vrarë veten, njoftoi policia lokale.

Sipas njoftimeve të para, 63-vjeçari Butte, i cili kishte qenë edhe drejtor i zyrës kundër krimit në landin e Saksonisë së Poshtme, u vra në zyrën e tij.

Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi, bërë nga një i moshuar.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›