PS: Letra e LSI, përpëlitje e videokusarisë
TIRANË- Pas letërës së hapur që Lëvizja Socialiste për Integrim i dërgoi klasës politike në vend për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore, vjen edhe përgjigjia e PS. Sipas anëtares së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa vetëm zgjedhjet e reja do ti japin fund situatës së krijuar dhe jo përpëlitja e videokusarisë, sic e quajti ajo letrën e LSI.
“Përgjigjeja jonë është, dorëzoni bllokun, e largohuni bashkë me Saliun. Videokusaria juaj nuk është një cudi që zgjat tre ditë, por një trup që shqiptarët s’mund e sdo tua falin pas shitjes së votave të tyre tek Saliu. Zgjedhjet e reja, të lira e të ndershme do të zyrtarizojnë fundin e aventurës politike të quajtur ndjesë pastë LSI. Për shqiptarët që ju shohin nuk ka më LSI por vetëm videokusari. Letra e ndjesë pastë LSI-së është thjesht përpëlitja e videokusarisë, kjo ishte përgjigjia jonë”,- përfundoi Ajtyresa.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: Letra e LSI, përpëlitje evideokusarisë