Instalohen kamerat në rrugët e Tiranës, sot inaugurimi i projektit
TIRANE- Rrugët e kryeqytetit do të survejohen nga dhjetëra kamera, të cilat prej ditës së hënë do të instalohen në vende jo të dukshme. Ministria e Brendshme informoi se sot do të prezantohet projekti për krijimin e një sistemi të shpërndarë videosh survejimi për të gjithë territorin e Tiranës. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Brendshëm Lulzim Basha. Ky projekt ka për qëllim rritjen dhe menaxhimin e rendit dhe sigurisë publike, pasi përmes kamerave do të evidentohen personat që kryejnë vepra penale në rrugë, madje do të ketë shumë mundësi që të parandalohen krime të ndryshme. kamerat natyrisht që do të vendosen në vende jo të dukshme me qëllim që të mos pikasen nga qytetarët. Këto të fundit prej së hënës që vjen duhen kenë kujdes pasi në akset kryesore në Tiranë do të jenë të vëzhguar përgjatë 24 orëve. Fondi për blerjen e pajisjeve të nevojshme dhe instalimin e sistemit që do të realizojë survejimin e ambienteve publike në kryeqytet u akordua pak muaj më parë nga qeveria. Policia e shtetit do të nisë punën për vënien në jetë të projektit. Kamerat do të instalohen në zonat më kryesore të Tiranës, po një rëndësi e veçantë do t’u kushtohet ambienteve pranë institucioneve, bankave dhe kompanive të biznesit.
(GSH/BalkanWeb)
(GSH/BalkanWeb)