E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, pensionistët në protestë: Të rriten 20% pensionet

FIER-Shumë të moshuar, të mbështetur nga shumë qytetarë, rreth orës 10.00 të paradites së sotme janë mbledhur në lulishten e qytetit te Fierit, duke protestuar për ritjen e cmimeve.
Ndonëse me një pjesëmarrje të vogël, pensionistët kanë ngritur zërin për 15 minuta, duke kërkuar rritje të pensioneve, pasi e kane te pamundur blerjen e medikamenteve te domosdoshme.
Ata thanë se do i nisin një peticion kryeministrit Sali Berisha ku do i kërkojnë rritjen në masën 20% të pensioneve.

Pensionistët u shprehën edhe kundër rritjes së taksës së TV publik, kundër rritjes së cmimit të energjisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›