E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI letër të hapur politikës, për reformën zgjedhore

TIRANË- LSI fton gjithë partitë politike për domosdoshmërinë e reformës zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Luan Rama i është drejtuar me një letër kreut të grupit PS Gramoz Ruci, kreut të grupit PD Astrit Patozi, kryetares së parlamentit Topalli, ambasadorëve të BE dhe OSBE. LSI shtron nevojën e kryerjes së një reforme të plotë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe deklaron se reforma zgjedhore, një kusht i ndërkombëtarëve mbetet mjaft e domosdoshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore.

LSI kthen vëmendjen në tre cështje të rëndësishme, atë që ka të bëjë me shmangien e konfliktit të interesit, që lind ndërmjet rolit që përcakton Kodi zgjedhor për krerët e njësive vendore. Në lidhje me regjistrimin e kandidatëve LSI kërkon të reflektohet ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që pritet të zbardhet. Ndërkohë LSI shtron domosdoshmëri edhe transparencën e financimit të partive politike.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›