E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta i kujton popullit matrapazin me bllok në dorë

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa, tha se është e kuptueshme që Meta ka frikë nga zemërata e popullit.

“Pas asaj shfaqje të turpshme që e panë dhe dëgjuan të gjithë shqiptarët është e kuptueshme që Ilir Meta të ketë frikë nga zemërata e popullit dhe sigurisht të ketë edhe më shumë frikë nga ndëshkimi i sigurt që populli shqiptar do i japë ndjesë pastë Lëvizjes Socialiste për Integrim me votë”, tha ajo.

Më tej, Ajtyresa ritheksoi atë që është deklaruar edhe më parë se protesta e së premtes nuk është përpjekja e PS për të fituar pushtet, por është e drejta e çdo qytetari për të protestuar dhe demonstruar kundër këtij pushteti kusarësh dhe matrapazësh. /Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2011-01-19 15:57
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›