Demonstrata e 21 janarit socialistet nisin lajmerimin dere me dere

TIRANE- Njesite bashkiake te kryeqytetit kane nisur sot lajmerimin dere me dere te qytetareve te Tiranes per mbajtjen e demonstrates se 21 janarit. Partia Socialiste njoftoi sot se demostata do te nsie ne oren 1400 ne te gjitha rruget e kryeqytetit per tu bashkuar me pas ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Demonstrata do te udhehiqet nga sllogani Sali dorezo bllokun.
Socialistet kane bere thirrje per pjesmarrje masive ne kee demonstrate pavaresisht ngjyrave politike pasi sipas tyre ky ehste nje reagim qytetar ndaj pazareve qeveritare
Deputeti socialist Saimir Tahiri u beri thirrje shqiptareve qe ti bashkohen demonstrates se 21 janarit e cila duhet te shenoje momentin kur shqiptaret marrin ne dore shtetin e tyre. Kjo nuk eshte nje demonstrate per pushtetin e socialisteve - tha ai - por nje proteste kunder provokimeve te perditshme qe po u ben kryeministri i cili me lajthitjen e tij po e fut vendin ne nje qorrsokak.
Sot shqiptaret kuptuan se lajthitja e Sali Berishes ne seancen e fundit te Kuvendit nuk ishte nje rast i vecuar por nje lajthitje krejt e zakonshme per kete Kryeminister qe gjithmone e me shume po e fut vendin ne qorrsokak duke kerkuar te terheqe pas vetes Shqiperine dhe shqiptaret mu ne llumin e gremines ku eshte zhytur vete.
Pas lajthitjes se Saliut qe te gjithe pame e degjuam diten e hene ne parlament sot ky njeri foli perseri per lajthi e per kumbulla per zana neper male te mbuluara me debore por perseri nuk tha asnje fjale per zgjidhjen e krizes te cilen shqiptaret e presin me padurim.
Partia Socialiste eshte e shqetesuar per provokimin e perditshem qe ky Kryeminister i zene peng nga korrupsioni dhe paaftesia po i ben cdo shqiptari te ndershem ne kete vend sic jemi te shqetesuar per katandisjen publike te ketij njeriu qe me cilesine e kryeministrit te votave te vjedhura po synon te katandise Shqiperine dhe shqiptaret si mos me keq.
Ndaj sot i bejme thirrje qytetareve qe ta kthejne daten 21 ne diten e demonstrates popullore per rikthimin e dinjitetit qe Kryeministri ne ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po neperkembin dita dites.
21 janari nuk eshte dita e demonstrates se socialisteve per pushtetin e tyre por dita e demonstrates se shqiptareve per shtetin te gjitheve.