E Diel, 1 Nëntor 2026

Tahiri: Në demostratë për të rikthyer dinjitetin

Partia Socialiste i ka bërë sërish thirrje qytetarëve të marrin pjesë në demostratën e 21 janarit, ndërsa e ka cilësuar kryeministri, Sali Berisha, si “kryeministër në ikje”

Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Sajmir Tahiri duke u bërë thirrje shqiptarëve që t`i bashkohen demonstratës së 21 janarit,  theksoi se kjo demostratë duhet të shënojë momentin kur shqiptarët marrin në dorë shtetin e tyre.

 “Sot i bëjmë thirrje qytetarëve që ta kthejnë datën 21 në ditën e demonstratës popullore për rikthimin e dinjitetin që Kryeministri në ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po nëpërkëmbin dita ditës. 21 janari nuk është dita e demonstratës së socialistëve për pushtetin e tyre, por dita e demonstratës së shqiptarëve për shtetin të gjithëve”, theksoi Tahiri.

Duke iu referuar deklaratës së sotme të kryeministrit Sali Berisha, Tahiri ka theksuar se në vend që Berisha t`i jepte fund krizës ai fliste për pemët frutore.

“ Pas lajthitjes së Saliut që të gjithë pamë e dëgjuam ditën e hënë në parlament, sot ky njeri foli përsëri për lajthi e për kumbulla, për zana nëpër male të mbuluara me dëborë, por përsëri nuk tha asnjë fjalë për zgjidhjen e krizës, të cilën shqiptarët e presin me padurim”, theksoi Tahir.

Ai ka theksuar gjithashtu se PS-ja është e shqetësuar për provokimin e përditshëm që ky Kryeministri i zënë peng nga korrupsioni dhe paaftësia po i bën çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend, dhe gjithashtu është e shqetësuar për katandisjen publike të këtij njeriu që me cilësinë e kryeministrit të votave të vjedhura, po synon të katandisë Shqipërinë dhe shqiptarët si mos më keq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›