E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Zgjedhjet e ardhshme, në përputhje me standartet e OSBE-së

Kryeministri Berisha priti sot Misionin e Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it, i cili po kryen në Shqipëri një vizitë me qëllim vlerësimin e nevojave për misionin e ardhshëm të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit.
 

Në takim, Kryeministri u shprehu mirëseardhjen përfaqësuesve të ODIHR-it dhe u garantoi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen e misionit të tyre të rëndësishëm. Pasi vlerësoi lart rolin e OSBE-së dhe ODIHR-it në zgjedhjet e shkuara, Kryeministri Berisha i siguroi bashkëbiseduesit për angazhimin e plotë të tij personal dhe të qeverisë, në përputhje me rolin që i përcakton ligji, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së. Ai theksoi se mazhoranca mbështet çdo përpjekje të mundshme për reformim dhe përmirësim të procesit zgjedhor me kontributin e OSBE-së, në përputhje me rekomandimet e Raportit të OSBE/ODIHR-it.
 

Përfaqësuesit e ODIHR-it theksuan se ODIHR-i e ka konstatuar dhe vlerësuar progresin e bërë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, si dhe shprehën gatishmërinë për kontribuar me asistencën e tyre dhe praninë e tyre në zgjedhjet e ardhshme.
 

Ndërkaq, Berisha ftoi ODIHR-in të sillte misionin më të gjerë të mundshëm për vëzhgimin e zgjedhjeve, si kontribut për rritjen e transparencës së zgjedhjeve, ftesë e cila u vlerësua shumë nga misioni i ODIHR-
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›