E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Haxhinasto takon ambasadoren e Sirise ne Shqiperi Al-Houmsi

30-11-2010 / Gazeta 55

Shqiperia dhe Siria do te intensifikojne me teper marredheniet mes dy vendeve.
Keshtu u shpreh dje ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto gjate nje takimi te zhvilluar dje me ambasadoren e Republikes Arabe te Sirise ne Shqiperi rezidente ne Athine Houda Al- Houmsi.
Kryediplomati shqiptar i konfirmoi ambasadores se Sirise gatishmerine per te shtuar me tej bashkepunimin midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes Arabe te Sirise ne fusha me interes te ndersjelle. Gjithashtu ministri i jashtem Haxhinasto nenvizoi rendesine e intensifikimit te marredhenieve dypaleshe nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve qe jane ne proces si ato te bashkepunimit ekonomik kulturor arsimor si dhe forcimit te bashkepunimit ne kuadrin e organizatave nderkombetare.
Nga ana e saj Ambasadorja siriane Al- Houmsi shprehu vullnetin e plote te qeverise siriane per thellimin e bashkepunimit dypalesh. Haxhinasto kreu i diplomacise shqiptare shtroi nevojen e nxitjes se kontakteve ndermjet komuniteteve te bizneseve te te dy vendeve dhe organizimit te aktiviteteve te perbashketa ne kete drejtim. Ambasadorja e Republikes Arabe te Sirise ne Shqiperi Houda Al- Houmsi i transmetoi ministrit te Puneve te Jashtme Haxhinasto ftesen e Ministrit te Jashtem sirian per te vizituar Republiken Arabe te Sirise ne nje kohe te pershtatshme. Ky bashkepunim do te thelloje edhe me teper marredheniet midis dy vendeve Shqiperise dhe Sirise.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›