E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia shnderrohet ne destinacion turistik rriten rezervimet nga te huajt

30-11-2010 / Gazeta 55

Shqiperia po shnderrohet ne destinacion turistik jo vetem per muajt e veres por edhe per festat e fund vitit. Rezervimet e te huajve per te kaluar festat e fund vitit ne vendin tone jane rritur me afro 15 per qind krahasuar me vitin 2009. Agjencite turistike vene ne dukje preferencat e vizitoreve ku dominon trashegimia kulturore.
Kryetari Unionit te Operatoreve Turistike Sadik Malaj shprehet se vizitoret e huaj pelqejne vecantine qe ofron Shqiperia ku perfshihet edhe nata e nderrimit te viteve e cila ofron gatimin tradicional po ashtu edhe muzike shqiptare duke e bere me dinamike.
Nga ana tjeter rritje te ndjeshme rezervimesh ka pasur edhe nga shqiptaret qe preferojne ti kalojne jashte Shqiperise festat e fund vitit. Kerkesa eshte 30 per qind me e larte se viti i kaluar ndersa cmimet nuk kane ndryshuar.
Sipas agjencive turistike ndikimin kryesor ne rritjen e kerkeses e ka dhene liberalizimi i vizave.
Liberalizimi i vizave ka rritur interesimin e qytetareve qe duan te kalojne pushimet jashte Shqiperise me 30 per qind me shume se 2009. Pavaresisht se kerkesa eshte rritur cmimet kane ecur me tendencen e renies pasi eshte rritur konkurrenca mes operatoreve turistike thote ai.
Turistet qe vijne nga vendet e rajonit zene perqindjen me te larte te vizitoreve ne Shqiperi nderkohe qe gjate ketij viti ka pasur nje interesim edhe nga vende si Polonia apo Bullgaria.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›