Opozita pa alternative deputetet e PS - biznesmene ndertimi

Ministri Olldashi vazhdon turin e takimeve ne qarkun e Elbasanit
Opozita aktuale nuk ka alternativa zhvillimi ne te mire te vendit dhe te popullit dhe ne keto gjashte vjet qeverisje nuk eshte pare asnje kontribut i opozites ne arritjet e vendit
Ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi gjate nje vizite te tij diten e djeshme ne qytetin e Gramshit i eshte referuar opozites aktuale duke vene ne dukje se per rreth gjashte vjet Partia socialiste nuk ka dhene asnje kontribut ne dobi te vendit dhe madje arrin qe edhe ne ditet e sotme te behet pengese e integrimit te vendit.
Opozita aktuale nuk ka alternativa zhvillimi ne te mire te vendit dhe te popullit dhe ne keto gjashte vjet qeverisje nuk eshte pare asnje kontribut i opozites ne arritjet e vendit tha ministri i Transportit Sokol Olldashi nga qyteti i Gramshit.
Ai shtoi gjithashtu se PS-ja i ka shnderruar deputetet e saj ne biznesmene ndertimi. Ministri i Transporteve Olldashi ka ironizuar deputetet e PS-se duke vene ne dukje se ata tashme jane kthyer ne perfaqesues te interesave te ngushta individuale ku tashme pothuajse cdo deputet qe perfaqeson kete force politike nuk ka mundur ti rezistoje dot tundimit per tu perfshire ne 20 per qindeshit e pallateve te kryetarit te tyre Edi Rames apo sic njihet ndryshe Mr. 20 per qindeshi.
Olldashi ka permendur emrat e disa deputeteve socialiste duke u shprehur se Si mund ti besohet nje force politike qe konsiderohet cdo dite e me shume nje perfaqesuese e interesave te ngushta te individeve qe e perbejne Na mbiu ne PS Fidel Ylli dhe ai nuk ka kohe te qaje hallet e socialisteve ka hallet e pallateve. Challe do ti qaje PS-se Valentina Leskaj I vetmi kontakt qe ka me zyrtaret e ketij shteti e ka per punen e djemve te vet. As Shega Ligori nuk ka kohe. Edhe ajo ka filluar te merret me ndertime se fundmi ne Tirane. Olldashi ka ironizuar keta deputete duke i bere thirrje dhe duke nxjerre ne pah faktin se lideri i tyre Edi Rama i ka injektuar atyre veset e keqija ashtu si 20 per qindeshit per te cilat tashme duket se po perfshihen edhe perfaqesuesit e kesaj force politike. Te dyja palet ndertojne ne te vertete. Edhe ne ndertojme edhe socialistet ndertojne por ne po ndertojme Shqiperine ata po ndertojne pallatet e tyre tha ministri i Transporteve Olldashi. Kjo eshte diferenca themelore qe kemi ne me ta shtoi gjithashtu Olldashi.
Ai garantoi qytetaret e Gramshit se Rruga drejt Elbasanit nuk do te ndryshoje gjurme por do te rikonstruktohet per te arritur parametrat maksimale te infrastruktures evropiane. Olldashi gjithashtu theksoi edhe idene per nisjen e arterieve te tjera rrugore drejt qytetit te Corovodes dhe Korces duke krijuar keshtu nje unaze te madhe ne dalje te qytetit te Gramshit.
Elda Tomani