E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Meta po merret vetëm me opozitën

Pas deklaratës së ministrit të Jashtëm, Meta se vendimi i PS-së për të çuuar në Kushtetuese marrëveshjen detare me Greqinë është i gabuar , ka reaguar Partia Socialiste. Olta Xhaçka tha në emër të Partisë Socialiste se Ilir Meta është kthyer në një zëdhënës së Sali Berishës. Sipas PS-së, Meta po e kthen në qesharake Ministrinë e Jashtme. "Ili Meta po e kthen në qesharake ministrinë e Jashtne pasi po merret vetëm me opozitën", tha deputetja Xhaçka.
Një grup partish opozitare, nga e majta dhe e djathta kanë vendosur t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar kushtetutshmërinë e marrëveshjes së arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufijtë ujore mes dy vendeve.Ato pretendojnë se nga kjo marrëveshje Shqipëria ku humbur 354.4 kilometra katror sipërfaqe ujore.
Ministri i Jashtëm Meta, në një deklaratë të tij ditën e sotme e vlerësoi këtë vendim si të gabuar. Ai tha se lidhur me këtë çështje ka institucione të posaçmme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›