PS: Meta te jape doreheqjen
Partia Socialiste ka kerkuar dje doreheqjen e Zevendeskryeministrit dhe Ministrit te Jashtem Ilir Meta, pas arrestimit te nje punonjesi te Ministrise se Jashtme, si i dyshuar per trafik droge. Deputeti i PS-se, Taulant Balla, u shpreh se nje gjest i tille do te merrej si shenje pergjegjshmerie nga ana e kreut te diplomacise shqiptare. “I kerkojme sot Ilir Metes te jape doreheqjen ne shenje pergjegjesie per kete incident te rende qe ka prekur Ministrine e Jashtme”, u shpreh Balla. Duke e cilesuar si nje demtim te imazhit per vendin, Balla u ndal dhe ne procedurat e punesimit te personit te arrestuar. “Ky skandal i turpshem behet edhe me i thelle me reagimin zyrtar te Ministrise se Jashtme, sipas te cilit ky individ na paska qene marre ne pune si sekretar personal i ministrit, brenda te gjitha rregullave dhe me konkurs, kur ne fakt nuk ka pasur asnje konkurs”, u shpreh Balla. Deputeti i PS-se, duke iu referuar rastit ne fjale, eshte shprehur se lufta ndaj korrupsionit eshte nje prej kritereve qe duhet te plotesoje vendi ne procesin e liberalizimit te vizave. “Me lejoni te sjell ne vemendje te qytetareve shqiptare se lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar eshte ende nje kriter i papermbushur ne rrugen drejt liberalizimit te plote te vizave dhe se ky proces po mbahet peng, po sabotohet dhe po shtyhet pambarimisht per faj te Sali Berishes”, perfundoi Balla.