E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, asgje nuk eshte e rastesishme Nga Perlat Musta

Gjermania ka shfaqur nje ekip te konsoliduar ne te gjitha repartet dhe me ndeshjet e deritanishme i ka befasuar te gjithe. Kualifikimi i Gjermanise ne gjysmefinale te Kupes se Botes nuk konsiderohet i rastesishem, ndoshta fitoret e thella ndaj Argjentines dhe Anglise mund te jene disi te “ekzagjeruara”, sepse ka ndodhur radhe qe nje skuader te arrije gjysmefinalen me tete gola te realizuar ne dy ndeshje radhazi, per me teper ndaj dy ekipeve qe e kane fituar me pare titullin dhe kishin pretendime per te arritur, gjithashtu ne finalen e ketij eventi. Gjermania edhe ne finalet e kaluara te Boteroreve apo Evropianeve ka shkuar pertej parashikimeve, ndaj suksesi i ketij viti nuk cilesohet me si ekipi surprize. Ne tre raste kur kjo skuader ka arritur te fitoje Kupen e Botes nuk eshte futur si pretendente kryesore per ta perfunduar kompeticionin ne vendin e pare. Por ne fund ia ka dale te shkoje gjashte here ne finale dhe te shpallet ne tre raste kampione. Triumfi ka ardhur fale egos dhe shpirtit te larte te gares qe shfaq ekipi gjerman ne cdo ndeshje, apo cdo minute qe luan ne fushe. Gjermania eshte skuadra qe e vlereson me shume se cdo ekip tjeter nje event te madh, si Kupa e Botes. Ne ndryshim nga prezantimet e kaluara, ne Boterorin e ketij viti Gjermania ka perzgjedhur nje numer te madh lojtaresh pa eksperience dhe nuk ka pasur nje lider te vertete ne ekip. Bekenbauer, Myler ne ‘74, apo Mateus, Klinsman ne ‘90 benin diferencen ndaj lojtareve te tjere te ekipit dhe etiketoheshin lidere te skuadres. Edhe pse ai qe mendohej se do te ishte lideri i ekipit aktual, Majkell Balak eshte demtuar dhe mungoi ne Afrike, harmonia e Gjermanise ka bere qe te mos ndihet mungesa e tij ne keto finale. Me kujtohet Gert Myler, ish-sulmuesi i shquar i Gjermanise, i cili shenonte vazhdimisht per kombetaren e tij ne finalet e boterorit. Ai ndodhej gjithmone ne vendin e duhur, por ne kete boteror Gjermania ka Miroslav Klose. Me pese golat e tij ai ka treguar se eshte duke ecur ne gjurmet e Mylerit. Paraqitjet e fundit te Gjermanise ne finalet e Kupes se Botes kane impresionuar tifozet, per faktin se te rinjte e grumbulluar kane dhene me shume nga c’pritej prej tyre. Ekipit gjerman i jane bashkuar disa lojtare qe shiheshin me dyshim per te perfaqesuar ekipin kombetar, ne nje kompeticion ku rivaliteti eshte shume i larte. Por ata jane prezantuar ne menyre te shkelqyer. Muler dhe Ozil njiheshin shume pak, para ketyre finaleve. Nga ana tjeter yje te futbollit boteror jane larguar pa lene gjurme ne Boterorin e Afrikes se Jugut. Ndoshta motivimi i larte per te shfaqur vlerat e tyre, meqenese ne raste te rralla jepet nje mundesi e tille per cdo lojtar, ka “eklipsuar” faktin tjeter se nuk kishin eksperience e duhur per te mbrojtur si duhej fanellen e Gjermanise. Joakin Lev ka nje merite te vecante, ne seleksionimin e tyre. Ai ka ditur te gjeje vendin e duhur per secilin prej lojtareve dhe ka plotesuar ne menyre perfekte skuadren ne te gjitha repartet. Kombinimi i duhur i futbollisteve me eksperience dhe atyre pa pervoje ka dhene efekte pozitive. Ekipi gjerman, ndryshe nga c’ndodhte ne te kaluaren, iu ka besuar disa futbollisteve te natyralizuar vitet e fundit. Khedira, Ozil apo Kaku kane justifikuar besimin e trajnerit dhe kane shpalosur vlerat me te mira ne ekip, fale aftesive te tyre individuale. Eshte e vertete se nuk ka qene favorite per te eliminuar dy ekipet pretendente te ketij edicioni, Angline dhe Argjentinen, por Gjermania nga ana tjeter ia ka dale mbane, duke shpalosur ta pakten deri tani nje futboll spektakolar. Nje tjeter fakt interesant eshte dominimi i lojes se Gjermanise, ne dy ndeshjet e fundit. Gjithmone kjo skuader kujtohet si e “pathyeshme” dhe kur ishte ne humbje arrinte te kthente ndeshjen edhe ne minuten e fundit, ne favorin e saj. Deri tani nuk i ka dhene mundesi asnje kundershtari (jo ndeshjet e grupit), qe te marre avantazhin e lojes. Gjermania ka shkuar ne gjysmefinale si dominuese, ndaj ekipeve kundershtare. Spanja mendoj se do te jete nje test me i veshtire, sepse ka paraqitur nje futboll cilesor dhe ka nje ekip te kompletuar. Si Kampione e Evropes, vetem nje hap larg finales se pare ne histori, do te luaje te gjitha kartat per te bllokuar lojen dhe ecurine pozitive te ekipit qe drejtohen nga Joakin Lev.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›