E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lesi: Partitë të pozicionohen për regjistrimin

Kryetari i Lidhjes Demokristiane Nikoll Lesi ka kërkuar sot nga klasa politike që të mbajnë qëndrime publike në lidhje me pozicionimin e tyre për procesin e regjistrimit të popullsisë.

Në një deklaratë për mediat, Lesi ka theksuar se partitë duhet të pozicionohen qartë për çështjen e regjistrimit dhe ka vlerësuar qëndrimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.
 

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për nënkryetarin e KLD-së Spahiu dhe ka theksuar se forcat kryesore në vend duke të jenë në krah të tij.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›