Ligori: Hetimet për 21 janarin, nën presionin e qeverisë

Partia Socialiste ka vijuar sërish me akuzat ndaj qeverisë ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 8 marsit.
Në një konferencë për shtyp deputetja e PS-së Shegushe Ligori duke akuzuar kryeministrin Berisha për tragjedinë e Gërdecit dhe për vrasjen e 4 demonstruesve në 21 janar theksoi se për të dyja ngjarjet mungojnë organizatorët e vërtetë.
“Në procesin e Gërdecit mungojnë organizatorët që janë kryeministri Sali, një familjar i Saliut që po vijon të pasurohet, një sekser i Saliut ndërsa procesi i 21 janarit po zhvillohet nën një klimë presioni” theksoi Ligori.
Ajo gjithashtu theksoi se tashmë nga krimet e rënda të pushtetit numërohen 30 viktima prandaj ai duhet të largohet.