PS: Mosgjetja e 6-vjeçares, dështim i policisë

PS ka reaguar sot për zhdukjen e 6-vjeçares nga Kukësi, Bleona Mata. Sipas deputetit të PS-së, Asllan Dogjani mosgjetja e vajzës tregon dështim dhe mungësë të profesionalizmit të policisë.
Sipas tij kur kanë kaluar 12 ditë nga zhdukja e saj, policia nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e 6-vjeçares.
PS nënvizon se sot vendi është përpara një realitetit të frikshëm pasi është rritur pasiguria në shkolla. PS akuzoi policinë se kërkon t'i shpëtojë përgjegjësisë.