E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, Mëhilli: PS kundërshton ligjin për arsye politike

“Edvin Kristaq Rama, njëriu që 3 javë më parë derdhte lot për fermerët e Orikumit, nxorri zëdhënësin e tij të rradhës për të kundërshtuar ligjin, nga i cili përfitojnë mbi 10.000 familje të ish-fermave shtetërore nga Veriu deri në Jug të Shqipërisë”, tha zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli. Ajo shtoi se “njëriu që do shkonte të protestonte në Orikum pse nuk u jepej toka fermerëve, tani denoncon vetëm për qëllime politike ligjin, i cili realizon një premtim elektoral të maxhorancës”.  Mëhilli tha gjithashtu se nuk kishte asnjë dallim këto 10.000 familje fermerësh shqiptarë nga 460.000 familje të tjera të cilat morën falas token në përputhje me ligjin 7501.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›