E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Në 12 qëndra votimi vëzhguesit tanë “u përzunë”

Kandidati i PS-së për deputet në qarkun e Tiranës, Sajmir Tahiri, tha sot se “në 12 qendra votimi vëzhguesit e PS-së janë larguar forcërisht dhe nuk janë lejuar më të vëzhgojnë proçesin". Tahiri kercenoi se do beje kallzime penale 

TIRANË- Kandidati i PS-së për deputet në qarkun e Tiranës, Sajmir Tahiri, tha sot gjatë një konference për shtyp, se “në 12 qendra votimi vëzhguesit e PS-së janë larguar forcërisht dhe nuk janë lejuar më të vëzhgojnë proçesin zgjedhor, duke cënuar kështu në thelb integritetin e procesit të votimit dhe të drejtën e PS për të monitoruar me vëzhguesit e saj procesin e votimit në këto qëndra”.
Tahiri bëri të ditur se do të dorëzojë në organin e akuzës kallzim penal për cdo një prej atyre personave që ndaluan vëzhguesit e PS për të monitoruar procesin e votimit.
“Në emër të PS-së do të dorëzoj në Prokurori një kallëzim penal për këta persona, duke kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga çdo detyrë publike, të paguar me taksat e qytetarëve si dhe fillimin e ndjekjes penale për dhunën e ushtruar ndaj zgjedhësve, komisionerëve dhe vëzhguesve të PS-së”, tha Tahiri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›