PS akuza Berishës e Metës: Pazaret s’ndryshojnë votën
PS sulmoi sërish sot marrëveshjen mes Berishës e Metës. Balla tha se asnjë pazar nuk mund të ndryshojë vullnetin e shqiptarëve dhe ripërsëriti qëndrimin e PS- së për mosnjohjen e zgjedhjeve nëse nuk i jepet mandati i 9 në Fier.
TIRANE- Partia Socialiste sulmoi sërish sot marrëveshjen mes Berishës e Metës për zgjedhjet e 28 qershorit. Deputeteti Taulant Balla tha se asnjë pazar mes dy politikanëve nuk mund të ndryshojë vullnetin e shqiptarëve që votuan në 28 qershor.
“Pazari i Qeverisjes Berisha-Meta që ka për synim vjedhjen e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Fier, ka filluar këto ditë hakmarrjen ndaj personave të veçantë të cilët mbështetën partinë socialiste më 28 qershor” theksoi Balla duke nënvizuar edhe njëherë qëndrimin e partisë Socialiste për të mos njohur zgjedhjet në rast se nuk i njihet mandati i nëntë në qarkun e Fierit.
Deputeti socialist cilësoi maskaradë mbledhjen e fundit të KQZ-së, gjatë të cilës u miratuan tabelat përmbledhëse për qarkun e Fierit pa u hapur jutitë e panumëruar, prej të cilave PS pretendon një mandat tjetër në këtë qark.
“Ne urojmë që maskarada e KQZ me mandatin e nëntë të Partisë Socialiste në Fier të mos mbyllet sic ka filluar, në të kundërt Partia Socialiste nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk do të njohim Parlamentin e dalë nga kjo maskaradë” u shpreh Balla.
Partia Socialiste i ka bërë apel qyetarëve të kenë durim deri në përfundimin e procesit , të cilësuar të turpshëm , të mandatit të nëntë në Fier.
“I kujtoj sot Sali Berishës dhe Ilir Metës, se ne do të mbrojmë me cdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do të mbrojmë cdo qytetar shqiptar nga hakmarrja primitive e cdo pazari të pisët” theksoi Balla.
(e.n/BalkanWeb)