E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjidhet kreu i gjykatës së Tiranës. Alibeaj: Njolla më e errët në drejtësi

Ashtu siç kishte paranjoftuar gazeta “55” në disa shkrime autoriale të drejtorit të saj, me këmbënguljen e presidentit të republikës Bamir Topi dhe nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu, sot ka ardhur në krye të gjykatës së Tiranës, beniamini i të lartpërmendurve, Artan Zeneli. Vendimi afërmendsh nuk mund të kalonte pa reagimet e autoriteteve, të cilat po ndjejnë se drejtësia po udhëhiqet nga duar joprofesioniste e që po e çojnë sistemin në kaos. Menjëherë pas vendimit, ka ardhur konferenca për shtyp e ministrit të Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i cili qendrimin e KLD-se e ka cilesuar si njollën me të erret ne sistemin e drejtesise. "Kandidatura e cila u përzgjodh si kryetar i gjykatës së shkallës së parë Tiranë është emëruar si gjyqtar jo më parë se vetëm një javë më parë. Jo vetem kaq por procesi i përzgjedhjes ishte tërësisht në thyerje të ligjit. Ligji për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor kërkon sëpaku që gjyqtari i cili do të kandidojë dhe do të përzgjidhet duhet të jetë anëtar i kësaj gjykate, i kësaj trupe gjyqësore jo më pak se 4 vjet. Do të duhej që nga të gjitha kandidaturat të kishte vlerësim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vlerësim profesional, me notën shumë mirë për dy herë. Për asnjë nga kandidaturat nuk kishte një vlerësim të tillë. Pra ishte një proces në thyerje tërësisht. Pra një proces i paramenduar dhe ky është rasti më flagrant i kapjes së KLD. është rasti më flagrant dhe mesazhi më i keq që i çohet sistemit gjyqësor, është mesazhi më i keq që i çohet zbatimit të reformave gjyqësore, reformave të sistemit gjyqësor. është rasti më energjik i nëpërkëmbjes së ligjit, i nëpërkëmbjes së sistemit. është rast i cili ka shkaktuar sot njollën më të errët të sistemit gjyqësor dhe të institucioneve të tij", deklaroi Alibeaj. Mbledhja pati sot edhe përmasën e vet karikatureske, pasi kandidatura e Zenelit, pasi u sponsorizua prej muajsh nga dyshja Topi-Spahiu, çuditërisht u mosbesua prej tyre gjatë votimit plenar, por kjo s’pengoi shtatë anëtarët e tjerë të Këshillit, të gjithë nën ndikimin e dy të parëve, të cilët ta mbështesnin kandidaturën e Zenelit për kreun e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›