E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaraj: PS-ja është kthyer në parti dhune

Partia Demokratika ka vijuar sërish akuzat ndaj kreut të PS-së Edi Rama për ngjarjet e 21 janarit.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj theksoi se kreu i puçit të 21 janarit dhe pinjollët e tjerë të bllokmenëve që përmbysëm 20 vjet më parë, po shkelmojnë çdo ditë mbi votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.
 

"Bijtë e Gedafëve dhe Ben Alive që në përmbysëm 20 vite më parë dhe që organizuan grushtin e shtetitpër të marrë pushtetin vetëm me dhunë, kanëe marrë peng partinë socialiste dhe e kanë kthyer atë në forcën politike të vetme në Europë si një parti dhune dhe antivlerash" theksoi Mustafaraj.
 

Ajo vijoi më tej se Partia Demokratike i deklaron sot kryepuçistit Edvin Kristaq Rama, Ruçit, Gjinushit dhe pinjollëve të tjerë të bllokut se nuk do të arrijnë kurrë të dhunojnë votën e lirë të shqiptarëve dhe se çdo përpjekje për të marrë pushtet me dhunë do t`i rezervojë fatin e meriutar të etërve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›