E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hysi Protestoni per te mos vajtuar fatin e zi te nje pushteti qe vret

Vasilika Hysi

Tirane 5 mars 2011 NOA- Deputetja socialiste Vasilika Hysi ne nje deklarate per mediat perseriti edhe njehere ftesen per te protestuar ne 8 mars.

Ajo tha me tej se 26 shqiptare burra e gra te moshuar e femije humben jeten nga shperthimi tragjik i korrupsionit ne Gerdec per shkak te varferise e papunesise qe i shtyu keta njerez te punonin ne fabriken e vdekjes.

Hysi shtoi se Sot kur kane kaluar thuajse dy vjet nga ajo tragjedi e shkaktuar nga korrupsioni i pushtetit familjaret e te vrareve nenat e motrat e tyre po perjetojne per se dyti here dhimbjen e asaj tragjedie kur shohin se ende asnje prej fajtoreve per ate shperthim kriminal te korrupsionit nuk eshte denuar per jetet e humbura per jetet e gjymtuara dhe per dhimbjen e lotet e atyre nenave e motrave. Dhe fajin per kete tragjedi e ka Sali Berisha.

Deputetja socialiste theksoi se ne emer te tyre ne solidaritet me vuajtjen dhe dhimbjen e tyre ne 8 mars diten e marte ne oren 11 grate e nenat do te protestojne perpara kryeministrise per jetet e humbura dhe per te ngritur zerin per te kerkuar qe drejtesia te shkoje ne vend.

Hysi permendi edhe kater viktimat e demonstrates se 21 janarit qe sipas saj

humben jeten nga plumbat e shtetit qe u qelluan mbi ta teksa protestonin paqesisht pa arme.

Nder te tjera ne emer te grave socialiste ajo shtoi Per te ngritur zerin kunder varferise papunesise pamundesise dhe korrupsionit qe mbizoteron ne Shqiperi per te cilat fajin e ka Sali Berisha dhe vetem Sali Berisha. 4 shqiptare te cilesuar si te droguar mercenare e kokepalare nga pushteti qe po ben cdo gje qe drejtesia te mos nxjerre kurre autoret e ketij krimi perpara ligjit. Duke i vrare ata per here te dyte e duke mos lejuar qe te mbyllen plaget e dhimbja e familjeve te tyre.

Ne perfundim Hysi perseriti edhe nje here ftesen per te gjitha grate e te gjithe ata qytetare qe duan te protestojme per ti treguar pushtetit se nuk pajtohen me situaten ku grate dhe nenat vajtojne fatin e zi te djemve te tyre te vrare nga pushteti qe vodhi votat per te vjedhur e qe me pas vrau per te vazhduar te vjedhe.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeDeputetet e PS Ne 8 Mars grate kunder regjimit vrastarParlamenti i Kosoves diskuton te henen negociatat Kosove-SerbiKQZ zevendeson komisioneret e PS e PBDNJU.S. Ambassador Prime Minister Inaugurate New Tirana Taxpayer Service CenterPS Vendi peng i korrupsionit proteste me 8 mars Lidhje8 mars drejtesia fajin grate e nenat protestuar pushtetit sali berisha tragjedi vasilika hysi vjedhe vrau

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›