PS: Në Kuvend nëse ka seancë për përmbytjet

"Hyjmë në Kuvend nëse ka seancë të veçantë për përmbytjet".
Ky ka qenë reagimi i Partisë Socialiste pas letrës së kryeparlamentares Topalli dërguar 64 deputetëve opozitarë ku apelonte që të hynin në Kuvend. Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni ka deklaruar se vendimi për të hyrë në Kuvend do të jetë institucional.
Ajo pohoi se nuk është njohur ende me letrën e Topallit për deputetët opozitarë.
Në letrën dërguar deputetëve të opozitës, kryetarja e Kuvendit njofton se në seancën e parë të këtij sesioni në rend të ditës do ketë një debat mbi gjendjen e emergjencës civile në Shkodër.