Ambasadorët në selinë e PS, Montobio: Dialog mes dy forcave politike
Kryetari i Partisë Socialiste zhvillon një takim në selinë e partisë ambasadorin e Komisionit Europian, Helmut Lohan dhe ambasadorin spanjoll Manuel Montabbio. Pas këtij takimi, z.Rama nuk ka deklaruar asgjë lidhur me çështjet e diskutuara, ndërsa Montobbio, ambasadori i Spanjës mban prezencën e radhës të BE-së tha se Komisoni Europian ka bërë të ditur prej kohësh vendimin e tij për bojkotin e opozitës duke deklaruar se dialogu duhet të vendoset mes palëve dhe të bëhet në institucione.
Komuniteti ndërkombëtar në vazhdim ka bërë thirrje për dialog mes palëve ndërkohë që nuk kanë munguar edhe thirrjet për t'u kthyer në Kuvendin e Shqipërisë.