AK: Qeveria i ka braktisur emigrantët, i përdor vetëm për shifra në sezon turistik
Aleanca Kuq e Zi ka akuzuar sot qeverinë se i ka braktisur emigrantët. Në një deklaratë për shtyp, AK shprehet se emigrantët shqiptarë janë lanë jashtë procesit të regjistrimit të popullsisë, ndërsa në kohën e sezonit turistik nuk ngurron ti përdorë të për fryrë shifrat, duke i paraqitur si turistë që vizitojnë Shqipërinë.
Një tjetër aspekt i braktisjes së emigrantëve sipas Aleancës Kuq e Zi qëndron tek mohimi it ë drejtës së votës. Prej 21 vitesh emigrantëve u mohohet e drejta e votës. Pas 21 vitesh nuk dihet sa shqiptarë kanë ardhur dhe sa kanë ikur nga vendi, thuhet në deklaratën e AK.