E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane, Digjet bunkeri i improvizuar pranë Bashkisë

TV News24 raporton nga vendgjarja se pak minuta më parë lëvizja “Zgjohu” e përfaqësuar nga Altin Goxhaj i ka vënë zjarrin me anë të një veprimi demostrativ një bunkeri simulativ përpara Bashkisë së Tiranës 

TIRANE-Zjarr në qëndër të Tiranës pranë Bashkisë së Tiranës. TV News24 raporton nga vendgjarja se pak minuta më parë lëvizja “Zgjohu” e përfaqësuar nga Altin Goxhaj i ka vënë zjarrin me anë të një veprimi demostrativ një bunkeri simulativ përpara Bashkisë së Tiranës. Zjarri shkaktoi një tym të madh në qiellin e kryeqytetit duke alarmuar banorët dhe qëndrën e zjarrfikëseve që u sinjalizuan për zjarrin. Objekti u quajt nga “Zgjohu” si “Bunkeri i Zi”. Levizja eshte munduar te shuaje flaket e zjarrit, ndersa ne ndihme u kane ardhur dhe zjarrfikesit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›