PS: Nesër dorëzojmë në Prokurori dosjen ndaj Rulit

Partia Socialiste do të dorëzojë nesër në prokurori dosjen e përpiluar nga opozita në lidhje me akuzat e ngritura ndaj ministrit të bujqësisë Genc Ruli për koncesionet minerare.
Në një konferencë për shtyp deputeti i PS-së Saimir Tahiri theksoi se nesër PS-ja do të dorëzojë në prokuri dosjen e saktë që sipas tij paraqet të gjitha shkeljet e bëra nga Genc Ruli në kohën kur ishte ministër i ekonomisë.
Sipas tij pas dorëzimit të dosjes i mbetet prokurisë të hetojë për të gjitha shkeljet që ministri Ruli ka bërë në koncesionet minerare.
Ai gjithashtu ka theksuar se Ruli ka kaluar kopetencat dhe shkeljet që ka barë i ka pranuar publikisht.