E Diel, 1 Nëntor 2026

Konfindustria Furnizimi pa cilesi nga CEZ23 mln euro dem biznesit

Konfindustria ne nje reagim per mediat ka kerkuar nderhyrjen e menjehershme te shtetit per te shqyrtuar gjendjen e veshtire dhe pa cilesi te furnizimit me energji elektrike.

Organizata me e madhe e biznesit kerkon nga kreret e grupeve parlamentare te PD dhe PS si dhe kryetares se Kuvendit Jozefina Topallit te shqyrtoje menjehere gjendjen e veshtire te furnizimit me energji elektrike te bizneseve dhe qytetareve nga CEZ.

Sipas Konfindustrias cilesia e dobet e furnizimit me energji tek bizneset ka sjelle nje dem prej 23 milione eurosh per vetem 10 muajt e pare te vitit.

Konfindustria tha se furnizmi eshte jashte standarteve kontratat jane te njeanshme dhe kerkoi nga Kuvendi i Shqiperise qe te nderhyje si dhe te nxise Entin Rregullator te Energjise per permiresimin e domosdoshem dhe sa me te shpejte te kontratave te furnizimit me energji elektrike.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›