Hetimi takimi i dyte PS-PD Asgje te re nga negociatat

TIRAN - Vendimi per zgjidhjen apo jo te krizes politike permes ngritjes se komisionit hetimor do te lihet per ne momentet e fundit vetem pak minuta para fillimit te seances plenare. Kur te gjithe syte ishin te fokusuar nga festimet e Krishtlindjeve negociatoret e Partise Demokratike dhe asaj Socialiste shqyrtuan dje mundesine per arritjen e marreveshjes e cila do ti jape fund krizes politike qe ka perfshire vendin. Por asnje nga forcat politike nuk u terhoq nga qendrimi i saj per piken kater te projektvendimit qe lidhet me materialet zgjedhore. Te kontaktuar nga Shekulli negociatoret e te dy kampeve pohuan se nuk kane mundur qe te arrijne nje marreveshje as diten e sotme. Asgje e re. Jemi aty ku ishim me pare - eshte pergjigjja e njejte qe kane dhene negociatoret.
Gjate bisedimeve socialistet kerkuan qe KQZ te bashkepunoje teresisht me komisionin hetimor duke i vene atij ne dispozicion materialet zgjedhore ne cdo kohe qe ato do te kerkohen. Ndersa demokratet i qendrojne strikt idese se tyre te pare qe materialet zgjedhore duhet te dergohen per tu ruajtur ne Arkivin e Shtetit ashtu sic e percakton sipas tyre neni 178 i Kodit Zgjedhor.
Burime nga mazhoranca konfirmojne se dy forcat politike kane zhvilluar dje takime dhe biseda por pa mundur qe te arrijne te gjejne gjuhen e perbashket. Ende PD dhe PS e interpretojne nenin 178 te Kodit Zgjedhor sipas pikepamjeve te tyre duke shtyre per te henen deri pak para fillimit te seances se fundit plenare per kete vit edhe zgjidhjen e krizes politike. Demokratet shprehen se jane te gatshem per bisedime me opoziten dhe presin ofertat e saj. Pavaresisht negociatave intensive te ketyre dy diteve si PS ashtu edhe PD nuk terhiqen per materialet zgjedhore. Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e te gjithe dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti ruaje dhe ti vendose ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej Komisionit Hetimor te Kuvendit - thuhet ne projektvendimin e PS-se. Por mazhoranca kerkon qe kjo pike te hiqet. Sipas tyre KQZ me hapjen e materialeve zgjedhore ashtu sic e percakton edhe neni 178 pika 6 ti dergoje materialet ne Arkivin e Shtetit. Me marrjen e kutive te votimit dhe fleteve te votimit te paperdorura dhe pas perfundimit te afatit per ankimet sipas ketij Kodi KQZ-ja hap te gjitha kutite e votimit nxjerr procesverbalet e votimit si dhe tabelat dhe procesverbalin e numrit te fleteve te votimit dhe ia dergon ato Arkivit Qendror te Shtetit ne menyren e caktuar prej tij. Te gjitha fletet e votimit dhe kunderfletet digjen nen mbikeqyrjen e KQZ-se - thuhet ne Kodin Zgjedhor.
Ndryshimet ne kerkesat e PS dhe PD
Kerkesat e Partise Demokratike dhe asaj Socialiste ndryshojne nga njera-tjetra vetem menyra e marrjes se materialeve. Socialistet kerkojne qe ti marrin materialet direkt nga KQZ qe konsiderohet si burimi i pare. Ne konceptin e tyre kutite nuk duhet te jene hapur me pare pasi ekziston mundesia e manipulimit te materialeve. Nga ana tjeter fletet e votimit duhet te ruhen deri ne nje moment tjeter kur te jape perfundimet komisioni hetimor. Kjo pasi mund te jete i domosdoshem shqyrtimi i tyre nga ana organeve te drejtesise.
Demokratet kerkojne qe kutite te hapen dhe materialet zgjedhore te ndahen vec nga fletet e votimit dhe te dergohen ne Arkivin e Shtetit. Ne arkiv materialet te perpunohen nga punonjesit dhe pasi te deklasifikohen te behen publike. Komisioni duhet ti dergoje kerkesen zyrtare arkives dhe me pas te prese pergjigjen e saj per materialet. Nga ana tjeter fletet te digjen menjehere sapo te hapen kutite.
Negociatat mbajne pezull oren e seances
Ende Kuvendi nuk ka vendosur per oren se kur do te filloje seance plenare e cila eshte caktuar per diten e hene. Edhe pse 23 dhjetori ishte percaktuar nga Konferenca e Kryetareve si dita e fundit mosarritja e konsensusit per zgjidhjen e krizes shtyu daten e perfundimit te punimeve te Parlamentit per kete vit. Do te jene kater negociatoret dy nga secila pale te cilet do te vendosin per fatin e ngritjes se Komisionit Hetimor brenda vitit 2010.