E Shtunë, 31 Tetor 2026

Owen do të qëndrojë te United

Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka qartësuar se sulmuesi Michael Owen nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Që nga transferimi i tij në Old Trafford, Owen vazhdon të ketë probleme me dëmtimet, kështu që është spekuluar se Djajtë e Kuq nuk dëshirojnë ta mbajnë 31-vjeçarin në skuadër, mirëpo të kundërtën e thotë trajneri Ferguson.

“Njerëzit kanë harruar se çfarë lojtari i mirë është Michael. Ai ka kaluar një ankth të vërtetë me dëmtimet, por ai tani e meriton që t`i ndryshojë fati”, ka thënë Ferguson për Mail on Sunday, duke shtuar se nëse Owen qëndron në formë, atëherë ai ka një vend të rëndësishëm në skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›