E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nesër, rinisim protestat në të gjithë vendin

TIRANë- Partia Socialiste ka parajmëruar të dielën fillimin e protestave në të gjithë vendin për krizën shumëdimensionale, që sipas saj, ka përfshirë Shqipërinë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha sot gjatë një konference për shtyp se “Opozita do të fillojë protesta në mbarë vendin për jetesën e papërballueshme të shqiptarëve, për çmimet e larta të ushqimeve të mallrave të shërbimeve bazë”.

Balla tha se “PS gjithashtu do të protestojë kudo për të drejtën e votës në Shqipëri", ndërsa ripërsëriti edhe njëherë se “opozita do të jetë në Parlament me qëllimin e vetëm, transparencën e zgjedhjeve”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›