Demokratët në 1 maj në shesh. Patozi: Protestat e PS asgjë e re
Pas zbrazjes se sheshit “Skenderbej” nga opozita me 31 prill, nje dite me pas do te jene mbeshtetesit e Partise Demokratike ata qe do te dalin per festuar 1 majin e punetoreve. Nenkryetari i PD-se Astrit Patozi beri te ditur mbajtjen e ketij manifestimi ndersa tha se protestat e reja te opozites do te kene fatin e atyre qe jane zhvilluar me pare nga Edi Rama.
“Asambleja e thirrur prej tij nuk prodhoi asgjë të re dhe asnjë befasi. U shqiptuan sllogane për gjoja transparencën dhe u theksua edhe një herë se grupi parlamentar i PS nuk do të lejohet që të dalë nga kutia. Ne nuk do të lejojmë kurrsesi që Edi Rama ta shndërrojë disfatën e tij personale në një dramë kombëtare. Zoti Rama ka paraljmëruar një protestë më 30 prill e cila pritet të ketë fatin e të tjerave. Ndërkaq ne kemi ndërmend të festojmë më 1 maj me një entuziazëm që Tirana nuk do ta ketë njohur ndonjëherë më parë. Duke ulur simbolikën e kësaj date me këtë festë do të nderojmë punën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve” tha Patozi. Azhornuar së fundi ( e shtunë , 27 mars 2010 ) < I mëparshmi