Josipovic-Tadic: Bosnja rrezikon ndarjen
BEOGRAD-Presidentët e Kroacisë dhe Serbisë, Ivo Josipovic dhe Boris Tadic, kanë keshilluar se do të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës së brendshme në Bosnjë e Hercegovinë.
Tadic dhe Josipovic në debatin për Ballkanin Perendimor në “Forumin e Brukselit” kanë vënë në pah faktin se askush nga jashtë nuk mund të imponoj zgjidhjen për Bosnjën, ndërsa presidenti kroat ka shtuar se Zagrebi dhe Beogradi janë të vetëdijshëm për rrezikun e shpërbërjes së Bosnjës.
Josipoviq në këtë formë i është përgjigjur vlerësimit të një zyrtari të lartë amerikanë të ministrisë së Mbrojtjes në diskutim i cili tha se në Bosnjë ekziston rreziku i madh i shpërbërjes për shkak të jo funksionalitetit të këtij shteti, megjithë angazhimet e Evropës dhe SHBA-ve.
Boris Tadic ka thënë se ish presidentët e Serbisë dhe Kroacisë, Millosheviq dhe Tugjman, në Karagjorgjevë në vitin 1991 ishin marrë vesh për ndarjen e Bosnjës, ndërsa “ne në Opati para disa ditëve kemi arritur ujdinë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të këtij vendi”.
(d.b/BalkanWeb)