PS: Nuk do çojmë emra në KQZ, të bëhet riformatim i komisionit
TIRANE – “Partia Socialiste nuk do të propozojë anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe nuk është e gatshme që të bëjë thjesht një zëvendësim njerëzish. Nëse KQZ-në, Partia Demokratike ka vendosur ta trajtojë si një seksion të saj, le ta mbajë dhe të vazhdojë në këtë mënyrë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e kësaj farse, por njëkohësisht do të përgatitemi për zgjedhje sikur nuk ka ndodhur asgjë", - Kështu deklaroi të hënën në një prononcim për TCH sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri.
Ndërsa ka përfunduar dhe afati ligjor prej 48 orësh për zëvendësimin e 2 anëtarëve të PS-së të dorëhequr në KQZ, për sekretarin Gjiknuri zgjidhjet e pranueshme për këtë çështje janë vetëm dy. "Të kthehet gjendja e mëparshme dhe të zhbëhet akti i Kuvendit, ose të ulemi, të dialogojmë dhe të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për KQZ-në, një formatim të këtij Komisioni dhe të gjetjes së disa mekanizmave që kthejnë besimin tek vendimmarrja në këtë institucion", - shprehet Gjiknuri.
Ai pohon se pavarësisht ecurisë, PS është e përgatitur edhe për funksionimin e një KQZ-je me katër anëtarë. Lidhur me vendimmarrjet me shumicë të cilësuar, ai thotë se për këtë le të mbajë kosto dhe përgjegjësi PD-ja.
KQZ aktualisht po funksionon me katër anëtarë. Kjo situatë është pasojë e vendimit të marrë nga maxhoranca e djathtë për të zëvendësuar anëtarin e propozuar nga LSI, Ilirian Muho, pas daljes së kësaj force nga qeveria dhe aleancës së saj me PS-në.
Ky vendim, i kundërshtuar ashpër nga opozita si "antikushtetues", u shoqërua me dorëheqjet e njëpasnjëshme të dy anëtarëve të KQZ-së, të propozuar nga PS, Denar Biba dhe Albana Shtylla. Pas tyre, anëtari tjetër i KQZ-së, i propozuar nga PBDNJ, Jani Jani, fillimisht deklaroi pezullimin e aktivitetit të tij në këtë institucion, ndërsa dje njoftoi edhe ai dorëheqjen.
Megjithatë, kodi zgjedhor e lejon KQZ-në të vijojë aktivitetin, e cila tre ditë më parë miratoi listën prej 67 partish që do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
(er.nu/BalkanWeb)