Tërmeti në Kinë, Nishani mesazh solidariteti Xi Jinping
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i dërgoi sot një mesazh Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, në të cilin shpreh solidaritetin e tij dhe të popullit shqiptar me popullin kinez për pasojat tragjike të tërmetit që goditi Kinën të shtunën, duke i marrë jetën qindra njerëzve e duke lënë të plagosur e të pastrehë qindra mijëra të tjerë.
Në mesazh, Presidenti Nishani shkruan se "me trishtim të madh po ndjekim situatën e vështirë që po kalon Republika Popullore e Kinës, ku si pasojë e tërmetit të së shtunës, tragjikisht humbën jetën qindra njerëz, mijëra të tjerë janë plagosur, qindra mijëra kanë mbetur të pastrehë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme material. Më lejoni, Shkëlqesi që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë ngjarje tragjike që ka tronditur popullin kinez dhe, nëpërmjet Jush, familjeve dhe të afërmve të viktimave, bashkë me bindjen e thellë se, populli mik dhe kurajoz kinez do të gjejë forcë të kapërcejë shumë shpejt pasojat e kësaj tragjedie natyrore, që na ka tronditur të gjithëve".
(m.a/BalkanWeb)