E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Nuk ka liberalizim vizash ne 2009-en

Partia Socialiste eshte shprehur dje se qytetaret shqiptare nuk do te kene mundesi kete vit te udhetojne pa viza ne vendet e Bashkimit Evropian. Ne nje konference per shtyp, sekretarja e Marrdhenieve me Jashte ne PS, Arta Dade se qeveria nuk ka asnje date te percaktuar per kete proces dhe nuk i ngelet gje tjeter pervec se te jap llogari perpara qytetareve. Dade deklaroi se mosarritja e liberalizimit te vizave gjate presidences ceke te BE-se eshte nje deshtim i plote i qeverise qe drejton Shqiperine.

"Shqiptaret kane humbur shansin per te shfrytezuar politiken e Cekise, e cila ka si perparesi kryesore liberalizimin e vizave per shtetet e Ballkanit Perendimor. Shqiperia tashme ndodhet ne nje stad me Bosnjen dhe kjo vetem per faj te qeverise qe na drejton", theksoi per mediat Dade, duke shprehur bindje se qytetaret shqiptare nuk do te arrijne liberalizimin pergjate ketij viti. Nga ana tjeter deputetja e PS-se e cilesoi si te deshtuar edhe procesin e lehtesimit te vizave. Sipas saj, Shqiperia nuk ka permbushur asnje nga standardet e kerkuara per liberalizim te plote te vizave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›