PS: Qeveria te mos shkele MSA-ne, per tregtimin e naftes D2
Partia Socialiste kerkoi dje qe qeveria te gjeje nje zgjidhje sa me racionale persa i perket tregtimit te naftes D2. Deputeti i PS-se, Kastriot Islami nepermjet nje konference per shtyp deklaroi se duhet pasur kujdesi i nevojshem qe tregtimi i ketij produkti te mos bjer ne kundershtim me Marrveshjen e Stabilizim-Asocimit te nenshkruar mes Shqiperise dhe BE-se.
"Partia Socialiste ka kerkuar gjetjen e nje zgjidhjeje qe nuk demton as industrine e naftes, por as edhe importuesit. Nje zgjidhje qe merr parasysh edhe ceshtjet e mjedisit, por edhe respektimin e parimeve te barazise e te liberalizimit ne tregun te karburanteve, si dhe respekton parimet e OBT dhe nuk demton ecurine e ratifikimit te MSA",theksoi pergjate konferences deputeti i PS-se, Islami. Sipas tij, lejimi per te tregtuar naften D2 shqiptare dhe per te ndaluar importin e naftes D2 mund te kualifikohet si mase kufizuese e tregtise, e cila con ne kufizimin apo ndalimin e plote te produktit ne fjale dhe si rrjedhim te jete ne kundershtim me nenin XI te GATT-OBT.
"Gjithashtu masat e ndermarra nga qeveria shqiptare potencialisht bien kundershtim me nenin 19 te MSA, i cili parashikon ndalimin e kufizimeve te importit dhe masave me efekt te njejte ne tregtine ne Komunitetin Evropian", konstatoi deputeti socialist, Kastriot Islami. Ne kete kuader ne emer te PS-se, Islami kerkoi edhe marrjen e disa masave te perbashketa per eliminimin e ketyre problemeve te mundshme.